Skenar i denjë për filma/ Nusja arratiset nga dasma e zgjedh "dhëndër" tjetër
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga lokalet e dasmave në afërsi të qytetit të Laçit.

Në kulmin e dasmën, nusja ka hequr vellon e nusërisë dhe është larguar pa thënë asgjë, e është hamendësuar se dikush tjetër atë e ka pritur me të cilin është larguar në pozita nuseje, por pa vello.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Sanxhak, duke befasuar të ftuarit e ceremonisë së dasmës, të cilëve gëzimi u ëshë shndërruar në trishtim.

Bëhet me dije se teksa dasma po i afrohej fundit, nusja kërkoi të largohet tek tualeti, e shoqëruar nga një pjestare e familjes së dhëndërrit, por për të gjetur justifikim ajo i kërkon shoqërueses t’i sjellë aparatin e celularit.

Dhe në këto momente ajo realizon skenarin e saj duke hequr vellon dhe veshur rroba të tjera, për t’u larguar pa u kuptuar, raporton Tesheshi.com.

Dhe teksa shoqëruesja ka pritur disa momente jashtë tualetit, e shqetësuar nga vonesa e daljes së nuses, ka thirrur të tjerë të afërm, të cilët kanë konstatuar syshqyer e gojëhapur se nusja nuk ishte më aty.

Të gjithë janë alarmuar, por më tepër janë kapluar nga trishtimi i asaj që ka ndodhur, pasi afërmendsh e kanë marrë aktin e zhdukjes së nuses si tradhti bashkëshortore, e ku pa, në kulmin e dasmës.

I zoti i shtëpisë i zënë në hall, i ka përcjellë dasmorët pa ditur çfarë t’u thotë.

Bëhet me dije se familja nuk ka qenë vendase. Ajo ka qenë e ardhur nga Mati dhe e vendosur në Sanxhak.

Madje tek restoranti ku ka ndodhur ngjarja, as emrin nuk ia mbajnë mend të zotit të shtëpisë, por ajo çfarë ka ndodhur u është fiksuar si një ngjarje e rrallë dhe shokuese./Albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori