Dimri i vërtetë do të vijë javën
tjetër. Sipas
Meteoalb reshjet e dëborës do të rikthehen në pjesën më të madhe të vendit, deri në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.
Mirëpo, ndonëse kjo fundjavë sjell
reshje vetëm në një pjesë të territorit shqiptar, fundjava
tjetër do të vijë me një dimër të vërtetë.
Ndër të tjera,
Meteoalb lajmëron se nga data 20 deri në datën 26 janar, do të kemi tamam ditë
dimri.
Madje ka shumë gjasa që fundjava
tjetër të na sjellë
reshje bore në Tiranë, ndërsa konfirmon se mali i Dajtit do të mbushet plot. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018,
ora 17:40