SKEMA/ Kështu e "rropi" Emiljano Shullazi biznesmenin nga Tirana
Emiljano Shullazi me anë të dhunës dhe kërcënimit me armë e ka detyruar biznesmenin Ylvi Beqja të paguajë shuma të ndryshme parash për llogari të tij dhe pjesëtarëve të bandës.

ABC News ka mësuar se vet Shullazi i ka dhënë biznesmenit Beqja, disa emra për llogari të cilëve do lëshonte çeqet me pagesat e “gjobës”.

Në mesin e personave, në emër të cilëve janë firmosur çeqet për tërheqjen e parave, prokuroria thotë se janë edhe dy të arrestuarit e mesditës së enjte, Endrit Qyqyja dhe Endri Zela.

Burimet thonë se në dhjetor të 2014, të dy të arrestuarit Qyqja dhe Zela kanë tërhequr para nga bankat e nivelit të dytë me çeqet që ka lëshuar biznesmeni BEqja.

Në vendimin e gjykatës, që ka caktuar masën e sigurisë “arres me burg” për dy të arrestuarit, ndër të tjera thuhet se Emiljano SHullazi ka përdorur në dy raste emrin e nipit të tij Endri Zela në tërheqjen e parave.

Të dy këto raste, thonë burimet janë dokumentuar, ku Zela ka thyer dy çece në bankën e nivelit të dytë brenda dy ditë duke tërhequr në total 50 mijë euro. Vetëm një ditë pasi nipi I SHullazit kishte marr 50 mijë euro, në bankën e nivelit të dytë është paraqitur edhe Endri Qyqja. AI ka thyer një çek me vlerë 16 mijë euro, duke i tërhequr nga llogaria bankare e kompanisë arabe që biznesmenit Ylvi Beqja e përfaqësonte.

Të tre këto raste, thonë burimet nga akuza, janë marr me anë të kërcënimit dhe dhunës fizike ndaj biznesmenit Beqja, i cili tashmë ëshët marr në mbrojtje nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve të Drejtësisë.

Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se Emiljano Shullazi ka përdorur edhe persona të tjerë, në emër të cilëve janë firmosur çeqet nga biznesmeni Beqja si pasojë e dhunës dhe kërcënimit.

Por, për shkak të sekretiti hetimor, burimet nuk konfimrojnë emrat e personave që po hetohen si përfitues të paligjshëm të shumave që Ylvi Beqja është detyruar të paguajë në formën e gjobës shuma të mëdha parash, që ndodhen edhe në process verifikimi.

Ndërkohë, burimet thonë se pas arrestimit asnjëri nga dy të dyshuarit Endrit Qyqyja dhe Endri Zela nuk kanë pranuar të japin shpjegime për akuzat./Albeu.com/
Shtuar më 14/10/2016, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori