SKEMA/ Ja rruga që ndoqi viktima e Vlorës
Policia ka zbardhur skemën e atentatit në Vlorë, ndërsa dyshohet se autori i dinte lëvizjet e 32 vjeçarit. Viktima Jetnor Toro, njohur edhe me emrin Refit, dyshohet se ka ardhur nga zona e Vlorës, ka bërë rrethrrotullimin në Skelë, ka ecur në rrugën përballë Universitetit.

Ai është kthyer për tek një karburant sërish për të ecur në Skelë. Ka ndalur makinën afër një karburanti. Në makinë kanë qenë dy vetë, Jetnori ose Refiti me një tjetër, shkruan "Panorama".

Jetnori ka qenë duke biseduar gjatë në telefon me dikë tek vendi ku ndodhi vrasja, ka ndaluar për rreth gjysmë orë. Në momentin kur ka ndaluar, i është afruar një person, dyshohet me kapele i kamufluar ka hapur derën e pasagjerit dhe ka nxjerrë pasagjerin që ishte me të, e ka nxjerrë nga dera dhe ka goditur me plumb direkt viktimën.

Plumbi e ka kapur në qafë dhe një në bark. Pasi e ka qëlluar, ai ka ikur mes pallateve dhe mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë, por kjo ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Pista kryesore e hetimit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Shtuar më 16/01/2017, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori