SKEMA/ “Free taxi”, kokat e bandës dhe roli i policit rrugor brenda rrjetit të prostitucionit

Ditën e djeshme u zhvillua operacioni i koduar “Free Taxi” ku përfunduan në pranga 11 persona dhe u vendos për procedim penal në gjendje të lirë të 10 personave të tjerë.

Ky grup i shkatërruar ditën e djeshme kishte si qëllim dhe funksion shfrytëzimin e prostitucionin dhe sot kanë dalë detajet se si funksiononte rrjeti, kush ishin kapot, kush merrej me rekrutimin e femrave që do të shfrytëzoheshin prostituta, kush siguronte klientët dhe bënte transportin e kështu me radhë.

Policia ka sqaruar se Mariglen Ahmetaj dhe Arben Bici, taksistë janë në krye të këtij grupi. Në varësi të tyre janë Kujtim Karamuça edhe ky me funksion taksist dhe Elton Shtrepi me detyrë efektiv policie të cilët mbanin konktatet me taksistët.

Nga skema e mësipërme mund të shohësh se Fllanxe.A ,37 vjece me shtetësi maqedonase dhe banuese në Tiranë e njohur dhe si “Ana” dhe Ambra .I, e njohur si Erisa kishin rekrutuar 9 vajza që shfrytëzoheshin për prostitucion.

Klientet siguroheshin prej organizatorëve (taksistët).

“Ana” dhe Kujtim Karamuça kishin në varësi

P. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, “TAKSIST”. Ndaluar për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”, parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal.

A. B., 28 vjeçe, banues në Elbasan, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

7. J. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

5. O. P., 26 vjeçe, banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale te “Prostitucionit” dhe M.Gj

Erisa kishte në vartësi

6. I. Gj., 28 vjeçe, banuese në Elbasan, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

10. G. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

9. M. T., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”./albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori