Në vijim të hetimeve për korrupsionin në spitalin “Shefqet Ndroqi”,
prokuroria e Tiranës, do të marrë në pyetje mjekë e infermierë të këtij spitali për të hedhur më shumë dritë mbi skandalin e korrupsionit në këtë spital.
Në kuadër të verifikimeve që
Prokuroria e Tiranës po kryen për të parë
nëse në skandalin e sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të përfshirë emra të tjerë, Prokurori ka sekuestruar librin e shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermeier ka pasur për detyrë të kujdesej për mamanë e denoncueses.
Prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë. Për të vërtetuar
nëse i janë dhënë të njëtat medikamente, që sanitarja i ka dhënë denoncueses. Gjithashtu,
prokuroria është duke administruar provat për të gjitha denoncimet e bëra publike pas rastit të Tire Alldervishit.
Organi i akuzës është duke këqyrur të telefonin e sanitares për komunikime të tjera për të parë
nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje. Pas këtyre verifikimeve do të nis edhe marrja në pyetje e individëve, mjekë apo infermierë,
nëse rezultojnë në këto komunikime. Gjithashtu janë sekuestruar dhe disa kamera sigurie në këtë spital për të parë
nëse sanitarja apo personel i këtij spitali janë takuar apo i kanë marrë ryshfet pacientëve të tjerë të spitalit.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 11:27