S'kanë fund të këqijat për Shkëlzenin, pas mortit në familje... (FOTO LAJM)

Pëlqej
Është zgjidhur një ndër çështjet më të komentuara në rrjetet sociale në lidhje me një ndër ish-çiftët e njohura, Shkëlzen Berisha dhe Sadije Berisha.

Pas ndarjes së zhurshme mes tyre dhe lidhjes së Shkëlzenit me bukuroshen Armina Mevlani, mes ish-çiftit lindi një problem shumë i madh.

Vite më parë, Sadija akuzoi publikisht ish-burrin e saj se nuk i kishte kthyer kalin ashtu si i kishte premtuar se do ia kthente pasi t’i vaksinonte dhe të pajiseshin me pasaportë.

Por pas debateve duket se Sadija ka fituar të drejtën për të mbajtur kalin e saj.

“Meri është rikthyer”, shkruan Sadija krah fotove të publikuara në Facebookun e saj.

Rikujtojmë që familja Berisha po përjeton një humbje të madhe në familje pasi motra e vetme e Sali Berishës u nda dje nga jeta. /albeu.com/


Shtuar më 12/08/2017, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori