SKANDALOZE/ Teza e matematikës del para fillimit të provimit të maturës (FOTO LAJM)

Sot maturantët kanë provimin e matematikës, por siç ndodh zakonisht, teza ka dalë online para se të fillonte provimin duke shkatërruar çdo mundësi që gjimanistët të kenë një trajtim të barabartë të paktën në start.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD Luaçiano Boçi shkruan se teza ka dalë online dhe është nxjerrë nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Postimi i Boçit

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi? Për çfarë do t'i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?! Për meritë?! Për drejtësi?! Për cilësi?!

Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.

Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?! Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion. Prandaj merreni këtë paçavure! Merreni e quajeni si të doni. Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh...

Por Maturë Shtetërore mos e quani më! Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!

Besa largohu një orë e më parë...

Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë...
Shtuar më 17/06/2019, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori