Skandaloze! Spitali i Prrenjasit pa energji elektrike, të sëmurët në errësirë
Spitali i Përrenjasit në errësire totale, kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ndërkohë OSSHE nuk ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë, edhe pse si rregull spitalet duhet të furnizohen me energji elektrike 24 orë.

Kjo nuk është hera e parë që Spitali i Prrenjasit është pa energji elektrike. Kujtojmë pak javë më parë, në një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, spitali nuk kishte energji elektrikë për të mjekuar të lënduarit, shkruan faxweb.

Të plagosurit pasi u dërguan fillmisht në spitalin e Prrenjasit, u hypën sërish në autoambulancës për t’u nisur për në spitalin Librazhdit.
Shtuar më 04/02/2020, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori