Përplasen dy automjete në aksin Levan-Vlorë, plagoset 30-vjeçarja

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Levan-Vlorë” ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50.

Policia bën me dije se automjeti tip “Hyundai” me drejtuese shtetasen I. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja I. D., e cila ka shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Albeu.com

 


Shtuar 16.04.2023 10:52