SKANDALOZE/ Policia s'ka qen të kërkojë tre të rinjtë në Shkodër, kërkohet ndihmë nga Mali i Zi
Mbetet ende mister zhdukja e tre të rinjve në Malësi të Madhe. Daniel dhe Klement Pepaj si edhe Vilson Ccutaj janë zhdukur që pasditen e datës 3 tetor duke mos lënë asnjë gjurmë, ndërkohë që policia dhe familjarët janë duke i kërkuar ende në zonë.

Dyshohet se zhdukja e tre të rinjve ka të bëjë me humbjen e një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Momentalisht, përveç dyshimeve dhe deklaratave të familjarëve, policia nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ndodhen dhe nëse të rinjtë janë gjallë apo vdekur.

Madje, siç shkruan abcnews.al, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmë nga Mali i Zi për kërkimin e tyre.

Mësohet se pala shqiptare i ka kërkuar malazezëve që të ndihmojnë me disa qen të specializuar për gjetjen e trupave. Në Shqipëri ndodhet vetëm një qen i tillë dhe është e pamundur që vetëm ai të bëjë lokalizimin.

Problemi me mungesën e qenve për kërkimin e trupave doli në pah edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit, ku u desh ardhja ekipit të Kosovës të nesërmen për të filluar kërkimin intensiv poshtë rrënojave. /albeu.com




Shtuar më 08/10/2020, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori