SKANDALOZE/ Meta krenohet se takoi "Millosheviçen" e Azisë (FOTO LAJM)

Aung San Suu Kyi, liderja e Mijanmarit është një ndër personat më të akuzuar sot në botë në lidhje me lejimin e genocidit ndaj komunitetit Rohingya në shtetin e drejtuar prej saj.

Fituesja e çmimit Nobel për paqe disa vite më parë ka humbur tmerrësisht shumë nga shkëlqimi i saj pasi botërisht është duke i emërtuar si personi përgjegjës për vrasjet, torturimin dhe spastrimin etnik të Rohingya-ve në Mijanmar që prej vitit 2015.

Amnesty International raporton se mes viteve 2015-2018 janë përndjekur dhe shpërngulur prej kërcënimit të vrasjeve, përdhunimeve dhe shfarosjes plot 700 mijë banorë Rohingya të Mijanmarit duke gjetur strehim në Bangladesh dhe shtetet e tjera përreth.

Eksodi i Rohingya-ve nga Mijanmari ka qenë edhe është kryetemë në mediat botërore.

Mirëpo, akuzat për spastrim etnik dhe genocid të organizatave më të mirënjohura dhe mediave botërore nuk e kanë ndaluar Presidentin Ilir Meta të jetë i gëzuar se i dha dorën asaj që cilësohet si "Millosheviçi i Azisë" duke e publikuar këtë takim me shumë gëzim edhe në Facebook.

"Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!", shkruan Meta, i cili ose nuk merr parasysh se çfarë thotë bota për krimet e gruas që ka në krah ose është krejtësisht i painformuar në këtë drejtim. /albeu.com
Shtuar më 22/10/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori