Skandaloze! 1 300 njerëzve gabimisht u është thënë se kanë Covid-19
Më shumë se 1,300 njerëzve gabimisht u wshtw thwnë se kanë Covid, për shkak të gabimit në testime dhe gjurmime.

Ky skandal ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku Departamenti i Shëndetësisë u ka kërkuar njerëzve që të ritestohen pasi qindra prej tyre iu anuluan testet Covid, pas një çështje që lidhej me një seri problemesh gjatë testimit.

Sipas mediave britanike, më shumë se 1,300 njerëz morën gabim përgjigjen se kishin koronavirus për shkak të një gabimi laboratorik me Testet dhe Gjurmimet që kryen Ministria e Shëndetësisë në Britani.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) tha se 1,311 njerëz që bënë testin midis periudhës 19-23 nëntor në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u është dhënë gabimisht rezultati pozitiv.

Gabimi lidhej me një problem të kimikateve të testimit, që do të thotë se rezultatet bëhen të pavlefshme.

Shtuar më 27/11/2020, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori