Skandalizohet konferenca e OKB-se mbi racizmin
Albeu.com
Konferenca e OKB-së mbi racizmin, është ndoshta incidenti më i madh i përplasjeve ndërkombëtare, sidomos mes Iranit dhe botës perëndimore. Ashtu siç edhe pritej, fjalimi antisemit dhe plot akuza kundër Izraelit, nga ...... ana e presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad, u pasua nga një braktisje masive e sallës së konferencës, duke çuar delegatët pjesëmarrës, edhe në sharje e ofendime direkte ndaj tij.
“Është për të ardhur keq, që një numër qeverish perëndimore dhe SHBA, janë angazhuar të mbrojnë autorët kryesorë të racizmit, gjenocidit, autorë të agresionit, bombardimit të civilëve në Gaza. Qeveria Izraelite që pushtoi Palestinën, është qeveri raciste dhe regjimi më i keq”, deklaroi kryetari iranian Mahmud Ahmedinexhad.
SHBA, Australia, Holanda, Polonia, Kanadaja nuk morën fare pjesë në Konferencë, duke e shpallu bojkotin që prej ditësh, ndërsa Franca, Britania e Madhe dhe Çekua dërguan ambasadorët e porositur, që në rast se Ahmedinexhad bënte deklarata të tilla, të linin sallën. Izraeli, në shenjë revolte, jo vetëm ndaj Ahmedinexhadit por edhe ndaj Gjenevën që mirëpriste konferencën, e tërhoqi ambasadorin e tij nga Zvicra.
Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu e quajti Ahmadinexhadin, racist dhe mohues të Holokaustit. Sipas Tel Avivit, fjalimi i Ahmedinexhadit ishte një 'festival urrejtjeje' anti-izraelite. "Në momentin kur ne përkujtojmë 6 milion viktimat e Holokaustit, një konferencë që organizohet për të luftuar racizmin, mirëpret një racist, Ahmadinexhadin, i cili nuk e fsheh qëllimin e tij për të fshirë Izraelin nga harta", tha Netanyahu. Fjalimi i Ahmedinexhadit në fakt, e tejkaloi synimin e samitit që OKB-ja kërkonte ta fokusojë në zbutjen e tensioneve etnike dhe raciale ndaj emigrantëve dhe pakicat. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, shprehu keqardhjen për bojkotin, dhe shtoi gjithsesi se deklarata përfundimtare e takimit, ishte ‘e balancuar me shumë kujdes’. (alsat)
Shtuar më 21/04/2009, ora 00:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori