Skandalizohen mediat malazeze: Një hajdut merr vendime për bankën tonë
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është emëruar në një post të rëndësishëm në Bankën Qendrore të Malit të Zi.

Siç shkruajnë mediat vendase, Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi në shtator të vitit të kaluar ka miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG) me 11 anëtarë, ndër të cilët është edhe Ardian Fullani.

“Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi (CBCG) Radoje Zhugiq ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollar amerikan).

A e dëmton kredibilitetin e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, shkaku se anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?”, shkruan “Vjesti”.

Guvernatori malazez Zhugic, nuk ka dashur të përgjigjet për këtë rast.

Ndërsa jo formalisht nga sektori për marrëdhëniet me publikun janë përgjigjur: “Nuk kemi kohë”.
Shtuar më 06/02/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori