Gara për bashkinë Rrogozhinë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Do të ketë pjesëmarrje më të lartë se në 14 Maj

Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët e Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha i cili garon për bashkinë Rrogozinë përballë rivalit të tij, nga PS Edison Memolla, ka inspektuar procesin e votimit në qendrat ku qytetarët po hedhin votën e tyre.

Lidhur me procesin e votimit, Hoxha tha se sot qytetarët do të marrin pjesë më shumë në zgjedhje, sesa në 14 maji.

“Sot do marrin pjesë me shumë se në 14 Maj në zgjedhje. Erion Veliajt i kam kthyer përgjigje. Pas çdo rezultati do shtrëngoj duart me kundërshtarin”, tha ai.


Shtuar 23.07.2023 08:28