Skandali seksual në Sarandë, "arrest me burg" për Agron Canen
Pëlqej
Gjykata e Sarandës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për Agron Canen, sekretar në zyrën e punësimit të deputetit socialist Koço Kokëdhima ne qytetin e Sarandes.

Vetë 62 vjeçari nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar se nuk ka kërkuar seks me 14 vjeçaren, ndërsa avokati i tij ka thënë se sulmi ndaj Canes është i motivuar politikisht. Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj 62 vjeçarit, atë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune dhe abuzim e ngacmim seksual ndaj të miturve.

Cane u arrestua 3 ditë më parë pas denoncimit të një shtetaseje sipas të cilës personi në fjalë i kishte kërkuar seks me të bijën e mitur 14 vjeçare në këmbim të një vendi pune.
Shtuar më 19/08/2014, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori