Skandali, Rama: Policia e arreston, PS e përjashton, opozita e shijon
Pëlqej
Pas shumë reagimesh nga Partia Demokratike për heshtjen e kryeministrit Rama lidhur me skandalin e ngacmimit seksual në zyrën e punës Sarandë, vjen reagimi i këtij të fundit.

Në një status në Twitter Rama shkruan se policia e arrestoi autorin, zyra e deputetit u distancua prerazi ndërsa PS e përjashtoi brenda ditës. Rama thekson se e keqja s’ka parti dhe s’ka vend në PS dhe qeveri. Më tej ai akuzon opozitën se po e shijon këtë skandal.

"Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës! Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh. Kurse PD e shijon duke e ripërtypur ne mensën e SHQUP-it, ku gatuhet përditë gjella e fëlliqur e një politike te vjetër e të ulët #VajmedetPD", shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori