E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Skandali ne zonen 3, Shkarkohet inspektori i Shkodres, Bardhoshi, abuzoi me detyren
Albeu.com
Policia e Shtetit shkarkoi sot nga detyra Komandantin e Toges se Rendit te qytetit te Shkodres, Luan Bardhoshi. Vendimi per perjashtimin e inspektorit vjen menjehere pas transmetimit te videoskandalit ne televizionin NEWS24 te vene ne dispozicion nga kandidati socialist i zones nr. 3 ne Shkoder, Leke Cukaj.Ne pamjet filmike te kesaj video vihet re qarte se inspektori i mohon te drejten e percaktuar me ligj kandidates se Partise Levizja Socialiste per Integrim, Esmeralda Uruci, per te asistuar ne numerimin e fleteve te votimit te po te njejtes zone zgjedhore( zona nr.3). Ne deklaraten per shtyp te Policise se Shtetit behet e ditur se motivi i shkarkimit te Bardhoshit nga detyra jane abuzimet e atributeve te detyres, nderkohe qe theksohet se policia do te analizoje cdo denoncim te qytetareve. news24
Shtuar më 23/07/2005, ora 02:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori