Skandali në Shkodër/ Punonjësit e Qendrës kërkojnë verifikimin e pamjeve
Në atë çfarë është trumbetur dy ditët e fundit, për skandalin me të sëmurët mendorë, një reagim ka ardhur nga punonjësit e Qendrës të cilët kërkojnë verifikimin e pamjeve.

Punonjësit e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër, shprehen të shokuar nga akuzat e Prokurorisë dhe pamjet e transmetuara në një emision investigativ lidhur me trajtimin e pacientëve në këtë qendër.

Në një prononcim për mediat, Vera Macurreli ka kërkuar verifikimin e pamjeve. "Jemi të shokuar nga akuzat. Kërkoj që të gjithë ti verifikojnë pamjet, ato nuk ekzistojnë në qendrën tonë”.

Sa i takon akuzave të ngritura nga organi i akuzës për tre raste abortimesh të jashtëligjshme nga tre paciente, Macurreli shprehet: “Nuk kemi patur dijeni per abuzime dhe abortime”. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2016, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori