Skandali në Sarandë, Basha: Medalja e turpit i shkon Edi Ramës
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook pas publikimit të skandalit në Sarandë ku sekretari i deputetit Koço Kokëdhima i kërkon një nëne ti sjellë vajzën 14-vjeçare për favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Basha fajëson kryeministrin Edi Rama si njeriun përgjegjës, i cili, sipas Bashës, pajtohet me ngjarjen dhe nuk merr mundimin të reagojë.


"Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës për sistemin që ka ngritur. Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyrën e Partisë Socialiste. Në zyrën e pushtetit që funksionon nën frymën e oligarkisë. Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës, i cili vazhdon të pajtohet me ngjarjen që ka tronditur dhe zemëruar mbarë shoqerinë, ndërsa ai nuk gjen asnjë sekondë kohë të distancohet. Po si mund të distancohet ai nga një masë e madhe abuzuesish të paskrupullt që janë në fakt alterego e tij", shkruan kreu i Opozitës në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori