Skandali në Sarandë, AK: Kujdes vajzat e motrat nga pedofilët socialistë
Pëlqej
Pas publikimit të skandalit në Sarandë ku sekretari i deputetit Koço Kokëdhima i kërkon një nëne ti sjellë vajzën 14-vjeçare për favore seksuale në këmbim të një vendi pune reagon Aleanca Kuq e Zi.

AK shprehet se janë 365 ditë skandale e dështime. Në reagim thuhet se ministri i Mirëqenies Sociale duhet të japë dorëheqjen pasi ndërtoi zyrat e punësimit imoral.

"Kujdes vajzat dhe motrat nga pedofilët socialistë. Bordellot e punësimit, imoralitet dhe korrupsion. Veliaj të japë dorëheqjen, ndërtoi zyrat e punësimit imoral. Koço Kokëdhima padron i shtetit shqiptar", shprehet AK.

"Kryeministri hesht për pedofilinë në zyrat e punës. Gazetari Artur Cani të mbrohet nga mafia politike", thuhet në reagimin e AK-së. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori