Premier Liga, La Liga dhe Bundesliga hapin sot perdet e edicionit 2021/22

Pasi kampionati francez i futbollit Ligue 1 filloi javën e kaluar, sot edicioni garues 2021/22 do të nis edhe në tri kampionate të tjera të mëdha evropiane.

Bëhet fjalë për kampionatin anglez Premier Ligë, atë spanjoll La Liga dhe Bundesliga gjermane, përcjellë KosovaPress.

Siparin e Premierligës do ta heq ndeshja ndërmjet Brentfordit dhe Arsenalit e cila zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Brentford Community Stadium”.

La Liga po ashtu starton nga ora 21:00 më ndeshjen ndërmjet Valencias dhe Getafes, kurse në Gjermani zhvillohet derbi ndërmjet Bayern Munihut dhe Borrusia Munchegladabit.

Sot, gjithashtu fillon edhe kampionati holandez Eredevise me ndeshjen Eagles – Herevensen që zhvillohet nga ora 20:00.


Shtuar 13.08.2021 11:32