Skandali me pusetat, vajza bie dhe thyen krahun në mes të ditës

Pusetat pa kapakë dhe të ekspozuara janë shëndërruar në një shqetësim për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë që në Vlorë nga Drejtoria e Ujesjelles- Kanalizimeve ka nisur një aksion për t'i sistemuar ato, një aksident I rëndë ka ndodhur sot.

Një vajzë në lagjen “28 Nëntori” nuk i shpëtoi rënies në një prej pusetave të shumta që ndodhen aty duke marrë fraktura në gjymtyrët e sipërme e të poshtme.

Ky problem nuk është vetëm në Vlorë por në çdo qytet të Shqipërisë, dhe aksidente të tilla por edhe më fatale ndodhin çdo ditë. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2017, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori