Skandali me objektet arkeologjike në Apoloni, në hetim drejtori dhe dy punonjës të Parkut (VIDEO)
Policia e Fierit ka ndaluar përgjegjësin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë Në Fier si dhe procedon penalisht Drejtorin dhe një punonjës të Parkut të Apolonisë.

Policia e Fierit, në kuadër të operacionit "Apolonia", ndaloi përgjegjësin e Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier, Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për M.H, 47 vjeç, banues në lagjen "21 Dhjetori" Tiranë, Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apollonisë dhe Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë të Fierit, punonjës në Parkun Arkeologjik.

Sipas Policisë, këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashgimisë kulturore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Sipas informacioneve paraprake, disa qindra objekte arkeologjike janë grabitur nga Parku Arkeologjik i Apolonisë në Fier, ndaj Policia e Shtetit ka ndërmarrë më 11 shkurt 2017 një operacion të kuduar si "Apolonia" për të zbuluar dhe arrestuar grabitësit.

Pas disa muajsh hetime, ka arrestuar në flagrancë 2 prej grabitësve dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të arrestuarit janë:

Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç dhe Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier.

Në kërkim u shpallën: A.F, 41 vjeç dhe E.F, 53 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjeshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të "Apollonisë" ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre.

U sekuestruan në cilësin e provës materiale objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë.

Gjithashtu në banesën e njërit prej prej tyre u sekuestrua një paisje dedektor për gjurmim i antikuareve.

Meterialet arkeologjike të sekuestruara do t'i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Vjedhja e veprave të artit e kulturës" dhe "Trafikimi i veprave të artit e kulturës", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 138 dhe 138/a/2 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori