Përplasi me makinë të miturën në Durrës, arrestohet shoferi

Ka rënë në prangat e policisë, 56-vjeçari i identifikuar si S.P, i cili përplasi me makinë të miturën 13-vjeçare në Durrës.

Aktualisht e mitura ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Kujtojmë se 56-vjeçari u larguar nga vendi i ngjarjes pasi akidentoi të miturën.

Sakaq arratia e tij nuk ka zgjatur për shumë kohë, pasi policia e identifikoi dhe e arrestoi vetëm pak orë pas akidentit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10;50, në lagjen nr.15 Durrës. /albeu.com/