SKANDALI/ Me 7 mijë euro merr pasaportë diplomatike në Tiranë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një video e transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e njohur “Striscia la Notizia” në “Canale 5” tregon një skemë mashtrimi që ndodh në Tiranë.

Një person i quajtur Shefki Hysa ka themeluar një organizatë të dyshimtë mashtruese ku hiqet si pjesë e OKB-së.

Sipas tij nëse paguan një tarifë prej 7,000 eurosh ata të pajisin me një kartë të veçantë e cila sipas tyre e shoqëruar bashkë me pasaportën normale në kufi merr vlerën e një pasaporte diplomatike duke krijuar lehtësira me policinë.

Gazetarët e emisionitnjohur italian u kamufluan si persona të interesuar dhe erdhën në Shqipëri për të folur më nga afër me këta persona.

Madje Shefki Hysa kishte arritur të dilte në fotografi me disa deputetë italiane dhe fotot me ta i shfrytëzonte për reklamë. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë shqiptar të mashtruar nga kjo skemë. Ndërkohë ndiqni videon e emisionit të djeshëm ./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 07:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori