Skandali me 3.7 milion euro i Fondit "BESA" përfshiu 800 persona
Skandali i zbuluar dy ditë më parë në Fondin "Besa" me mashtrimin me kreditë ka përfshirë një numër të madh personash duke zgjeruar rrethin e atyre që kishin të bënin me këtë ngjarje të rëndë.

Drejtoresha e një filiali të Fondit "Besa", bashke me disa nëpunës të saj si edhe të tjerë sekserë kishin ngritur një skemë mashtrimi përmes kredive fiktive, vlera totale e të cilave shkon në 3.7 milion euro.

Mësohet se në këtë skemë të organizuar nga janë përfshirë 800 persona të tjerë.

Ndërkohë, gjykata la në burg drejtoreshën e filialit Albana Imamin, Blertina Kananin, Mihal Hanxharin, Orkida Drizën, Matilda Domin ndërsa vendosi masën ‘Arrest në shtëpi’ për Esmeralda Vason.

SKEMA
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja Albana Imami, në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

Shuma e kredive që janë dhëne nga ky staf, deri tani ka shkuar në vlerën 2 000 000 euro dhe në përditësimin e saj shkon në rritje.
Shtuar më 22/08/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori