Ditën e sotme kudo shpërtheu
skandali i një
polici në Malësinë e Madhe i cili akuzohet se i ka dërguar video nudo një vajze vetëm 15 vjec.
Polici i arrestuar, Berhan Bajrakurtaj është marrë mbrëmjen e sotme në pyetje nga policia e Shkodrës, por ka mohuar akuzen e ngritur ndaj tij.
Ai nuk ka dhënë detaje, ndërkohë që ekspertët e hetimit i kanë sekuestruar telefonin për të nxjerrë cdo të dhënë.
Mësohet gjithashtu se për këtë cështje është pyetur edhe drejtoresha e gjimnazit që ndiqte vajza, por ka mohuar të ketë pasur dijeni. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019,
ora 23:48