Skandali i vjedhjes së BSH, ja emrat e 19 të arrestuarve
Pëlqej
Me arrestimin e kreut të Bankës së Shqipërisë dhe Inspektores së Pergjithshme të BSH Elivar Golemi, ka arritur në 19 numri i personave të arrestuar nga policia në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.

Pas arrestimit të Ardian Bitrajt, policia ka ekzekutuar edhe 18 urdhër-arreste ndaj personave të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë ceshtje.

Ja emrat e të arrestuarve:

1.Ardian Fullani- Guvernator i Bankës së Shqipërisë, u arrestua sot.
2. Elivar Golemi- Kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë, u arrestua sot.
3.Ardian Bitraj-Me detyrë përgjegjës i zyrës së stokut të Thesarit.
4.Mimoza Bruzia- punonjëse në Departamentin e Emisionit.
5.Petrit Ramohitaj- me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë.
6. Liljana Tusha- me detyrë specialiste e arkës në veprim, në Deprtamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë.
7.Lavdim Cani- me detyrë specialist i arkës stok(tranzit) pranë Deprtamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë.
8.Myzejen Belba- me detyrë specialiste e arkës stok(tranzit) pranë Deprtamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë.
9.Dhimiter Davidi- me detyrë vëzhgues-operator, pranë departamentit në sigurimin dhe mbrojtjes ne Banken e Shqiperisë.
10.Klevis Bejtja- nipi i Ardian Bitrajt, jo punonjës i Bankës.
11.Bashkim Xhilaga- Shef i arkës stok dhe në veprim.
12.Dorian Çollaku- Drejtor i Thesarit.
13.Gentian Jahja- lindur në 1970.
14. Ilir Dedja- lindur në 1954.
15.Emiljano Lamçe- lindur në 1982.
16.Mehdi Marku- lindur në 1970.
17.Bahri Allushi- lindur në 1954.
18.Mehdi Molla- lindur në 1950.
19.Fatbardha Gurthi- lindur në 1961.
Shtuar më 06/09/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori