Rrahu bashkëjetuesen dhe dyshohet se përdhunoi të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Policia bën me dije se një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Gjithashtu ai akuzohet edhe për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Siç njofton policia e Tiranës, u bë arrestimi i “R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/