Skandali i ish-ministrit të Berishës: U dha shtëpi falas motrës, vëllezërve dhe kunatës
Ish-ministri I qeverisë Berisha, Flamur Noka akuzohet për korrupsion gjatë kohës kur ishte drejtor i Bordit të Entit të Banesave.

Ai ka pajisur me apartamente si të pastrehë në Sarandë, njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me këtë qytet.

Mes tyre bëjnë pjesë dy vëllezërit e tij, që ishin emigrantë, e motra, Lule Basha (versioni femëror i emrit të kryetarit të PD), por dhe shtetas të huaj.

Mes përfituesve të banesave është edhe një shtetase belge, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës, shkruan Tema.

Madje, në listën që kanë përfituar apartamente në Sarandë si të pastrehë, janë edhe milionerë.

Pra, Flamur Noka ka dhënë 4 apartament për familjarët e tij, dy për vëllezërit emigrantë, një për nusen e njërit prej tyre, dhe një tjetër për të motrën.

Të gjithë këta, Noka i ka shpallur si të pastrehë në Sarandë, ndërkohë që nuk kishin lidhje fare me këtë qytet, madje vëllezërit dhe kunata s’jetonin fare në Shqipëri.

Një prej tyre është Shkëlqim Beshiri.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Beshiri, përveçe milioner, është edhe mik i ngushtë i Shkëlzen Berishës dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Pikërisht falë këtij të fundit, Flamur Noka ka mundur të shpëtojë pa asnjë hetim, për masakrën që ka bërë në Sarandë, duke iu dhënë banesa sit ë pastrehë, njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me këtë qytet.

Ky është një skandal që duhet hetuar nga Prokuroria, pasi është një vjedhje e pastër, nga një njeri që ka bërë me shtëpi pushimi në Sarandë, vëllezërit e tij, motrën, dhe gjithë miqtë e tij dhe miqve të tij.

Më poshtë, famsikilet e siguruara nga gazeta TemA tregojnë se si ka përfituar vëllai, motra e Nokës, Kunata si qytetare e huaj dhe Shkëlqim Beshiri. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2018, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori