Tjetër skandal me pikat e
kalimit kufitar me Greqinë ndërsa edhe kësaj herë të prekurit janë shtetasit shqiptarë, të cilët gjobiten në mënyrë abuzive. 600 deri në 800
euro janë penalizimet pa shkak ndërsa
fenomeni i gjobvënies selektive ka filluar të përhapet gjërësisht këtë sezon turistik ku dhe kthimi i emigrantëve është më i madh.
Burime të "Albanian Screen" thanë se
fenomeni është zbuluar pasi gjobat janë të pajustifikueshme kur mbi dhjetra persona, edhe pse në
respektim të plotë të lejeqendrimit të tyre, janë gjobitur me 600
euro në pikat e
kalimit kufitar, kryesisht në Kapshticë, madje në disa raste ka pasur dhe vula të cilat nuk lejojnë hyrje për në shtetin fqinj për një kohë 5-vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2012,
ora 17:09