Djali i Umberto Bosit me diplomë shqiptare (FOTO LAJME)

Djali i liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, është diplomuar në Universitetin Kristal. Të paktën kështu duket nga diploma e tij.
Djali i liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, është diplomuar në Shqipëri. Sipas dokumentave të publikuara nga Prokuroritë e Napolit dhe Milanos dëshmohet se Renzo Bossi në shtator të vitit 2010 është diplomuar për Administrim Biznes në Universitetin privat “Kristal” në Tiranë, shkruan Portali Albeu.com.

Diploma e tij është gjetur nga Guardia di Finanza në një kasafortë të ish-kancelarit të Lega Nord, Francesco Belsito, në të cilën gjendej edhe një dosje me emrin “The Family”.

Prokurorët italianë dyshojnë se të dy titujt janë marrë kundrejt pagesave të lëvruara nga Lega Nord. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2012, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori