Skandali, cilat media shqiptare janë paguar nga Greqia
Pëlqej
Një skandal ka përfshirë ditën e sotme tërë vendin.

Me një milion euro janë financuar disa media dhe portale shqiptare për të mbështetur dhënien e detit Greqisë.

Ky është një skandal i madh ku duhet patjetër të hetojë prokuroria.

Por kush ka marrë nga ky fond? Në mënyrë lakonike i ka përmendur Dritan Kaba.

Kush media ka mbrojtur dhe i ka bërë jehonë pozitive takimeve të Bushatit dhe Kocias.

Kush media ka thënë që marrëveshja e detit është super.

Kush media ka goditur Presidentin e Republikës, se po vonon marrëveshjen, me kërkesat e tij, konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për firmosjen e autorizimit për bisedime mes palëve

Kush media ka bërë shkrime duke e paraqitur Presidentin si “inatçi”, xheloz për sukseset e Ramës dhe plot epitete të tilla nga këto

Kush media dhe analist, nëse mund të quhen të tillë, ka shkruar opinione me justifikimet se po hiqet ligji i luftës dhe kjo është arritje e madhe, kështu që marrëveshja për detin nuk ka asnjë rëndësi se ajo është më e mirë se e mëparshmja.

Kush media ka pasqyruar vallet, puthjet “miqësore” dhe drekat me ushqim tradicional mes Bushatit dhe Kocias

Kush media nuk ka transmetuar denoncimet e opozitës për “dhurimin” e zonës ekonomike detare Greqisë, dmth miliarda ton gaz dhe naftë.

Kush media ka bërë emisione për leverdinë e marrëveshjes që do “ndryshojë” historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve pas nënshkrimit të saj.

Janë pikërisht mediat dhe “analistët” që kanë përfituar para nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme Greke.

Prokuroria duhet të hetojë mbi këtë financim të paligjshëm dhe antikombëtar.
Shtuar më 19/10/2018, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori