Dëmtimi e ka lënë larg fushave të blerta prej 8 muajsh, por Bayern nuk dorëzohet për talentin gjerman

Edhe pse Florian Wirtz ka më shumë se 8 muaj larg fushave të blerta, për shkak të dëmtimit që mori në mars të këtij viti në ndeshjen që Bayern Leverkusen fitoi 2-0 ndaj Wolfsburg, akoma lojtari vazhdon të jetë një dëshirë e skuadrave të mëdha.

Mesfushori gjerman pëlqehet shumë nga Bayern Munich, i cili po ndjek me interes rikuperimin e tij, ndërsa po planifikojnë për një mundësi transferimi gjatë merkatos së verës.

Sipas “Sport Bild” raportohet drejtuesit e Bayernit e duan shumë gjermanin dhe mezi po presin rikthimin e tij në fushë për ta parë gjendjen në të cilën ndodhet, ndërsa janë gati të shpenzojnë 70 milionë euro për të

19-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Gjermani dhe ka shkëlqyer në dy vite për Bayer Leverkusen.

Ai u kërkua edhe nga top klubet angleze, por dëmtimi që pësoi bëri që gjatë verës të mbetet te Leverkusen dhe mos të largohet nga “Bay Arena”.