SKANDALI/ 18 milion euro është "kafja"
Pëlqej
Nga Albeu.com
Publikimi i skandalit të falsifikimit të dokumenteve të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga kompania "DH Albania" ka tronditur nga themelet projektin e Unazës së Re, ministrinë e Gjiknurit si edhe kryeministrin Rama, i cili ishte dhe kumbari i kësaj vepre.

Në emisionin e mbrëmshëm "Të Pakspozuarit" u publikua komunikimi me Sekretarin e Shtetit të Delaëare, Jeffrey Bullock, i cili konfirmoi se nuk ka një kompani të quajtur DH Albania të regjistruar në qershor 1998 në këtë shtet duke nxjerrë zbuluar kështu falsifikimin e kompanisë që ka marrë një prej tre loteve të Unazës së Re me vlerë rreth 18 milion euro.

Në këtë sipërmarrje "DH Albania" ëhstë futur edhe më një kompani tjetër e quajtur "Biba X shpk" duke marrë kështu përsipër të ndërtojnë një pjesë të unazës kundrejt 18 milion eurove.

Ndryshe nga sa thuhet në dokumentet e dorëzuara në QKB, kompania nuk është registruar në vitin 1998 por në qershor të vitit 2018, vetëm pak javë para shpalljes së tenderit për projektin e Unazës së Re.

Po pse i duhej "DH Albania" që të falsifikonte dokumentet për të marrë pjesë në këtë tender?

Praktika e deritanishme të thotë se ky falsifikim i rendë është bërë për të rritur kreditet e kompanisë vetëm që të fitojë tenderin.

Kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës, por duke ditur se fituesit u përcaktuan në tavolinë, DH Albanias nuk i nevojitej ndonjë eksperiencë të madhe për të marrë miratimin nga Rama dhe Gjiknuri që të shpallje fituese.

Atëherë pse iu desh kompanisë të bënte një akt kaq të rendë?

Të gjitha të çojnë vetëm në një alternativë të vetme, nisur edhe nga fakti se kompania është regjistruar në offshore, dhe rrjedhimisht nuk mund t'i gjurmohen transaksionet financiare. Dikush i fuqishëm në Tiranë, nga ata që marin vendimet se kush do ta fitojë tenderin ka dashur të gjejnë rrugën më të shkurtër për të marrë "kafenë" e tij nga ky projekt. Dhe nga e gjithë kjo kuptohet se "kafeja" ka qenë plot 18 milion euro.

Kështu, "Victoria Invest" dhe "Salillari" që kanë marrë dy lotet e tjera(gjithsej tre lote) do të bënin edhe punën e DH Albania, kurse kjo e fundit do të shërbente si guackë që të merrej "kafja" me vlerë 18 milion duke deklaruar punime fiktive. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2018, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori