Skandalet e përgjimeve nuk e trembin Ramën, sërish thotë se do të mbajë zgjedhjet pa opozitën
Kryeministri Edi Rama është shprehur se
opozita ka frikë nga
zgjedhjet dhe prandaj “kërcënojnë rrugëve me popullin imagjinar të punonjësve të bashkive të tyre”.
Ai theksoi edhe një herë se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, ndërsa tha se në 2017 e shpëtuan
opozitën nga “vetëvrasja politike”, por këtë herë, sipas Ramës, ata nisën
sërish avazin, dhe e çuan veten në “vetëvrasje”.
“Ata mund të vendosin lirisht të vrasin veten politikisht, por ata nuk vendosin asgjë tjetër për ne dhe Shqipërinë që duam.
Ju e dëgjoni edhe nëpër ekrane, zërin e disave që pa të keq thonë, si mund të bëhen
zgjedhjet pa
opozitën kryesore, sepse i bie që e të bëhemi prapë një vend me një parti, në fakt nëse
opozita sot mungon, e kjo si rezultat i pengesës nga ana jonë, atëherë
zgjedhjet do të ishin antidemokratike, por nëse ka vendosur vetë të mos hyjë në zgjedhje dhe ka shpallur kapitullimin e vet para zgjedhjeve, atëherë nuk janë antikushtetuese”, shtoi kreu i qeverisë.
Shtuar më 07/06/2019,
ora 18:18