“Skandalet e pafundme, qeveria duhet rrëzuar”
Pëlqej
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar në News24 se është e nevojshme që qeveria të rrëzohet.

Sipas tij, skandalet e fundit janë goditja që populli nuk duhet të tolerojë.

“Mendimi është që ne vërtetë kemi nevojë ta rrëzojmë këtë qeveri, për shumë shkaqe, të cilat po duken sheshit tashmë. Ka një lloj kontradiksioni vetë opozita dhe ne që kërkojmë zgjidhje.

Normalisht në një vend demokratik, mjaftojnë këto skandalet e fundit që kanë dalë në publik dhe ahjo duhej të rrëzohej. Një pjesë e mirë e shqiptarëve po ikin vazhdimisht.

Sot në një ndërmarrje kanë ikur të paktën 25 për qind e punonjësve”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori