Nuk mungojnë skandalet teksa teka gjatë votimeve në Universitetin Politeknik të
Tiranës votat po hidhen në kuti votimi me logon e Partisë Socialiste.
Përdorimi i simboleve politike në këtë proces është tërësisht i ndaluar, por kjo masë është shkelur gjatë votimit te Politekniku.
Personeli
akademik dhe
studentët i janë drejtuar kutive të votimit në 12 universitete publike për të zgjedhur rektorët, senatet akademike dhe përgjegjësit e departamenteve.
Zgjedhjet mbahen në kushte të vështira për shkak të pandemisë por dhe të një konflikti mes Rektorit të Universitetit të
Tiranës dhe Komisionit Institucional Zgjedhor, që merr shkas nga pandemia.
Sa i përket Universitetit të
Tiranës në garë për Rektor janë Artan Hoxha i fakultetit Juridik, Kozeta Sevrani e Ekonomikut dhe Mimoza Hafizi nga Fakultetit i Shkencave të Natyrës. Kurse për Senat
Akademik janë disa kandidatë të rinj studentë të fakulteteve përbërëse.
Zgjedhjet kanë nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit, ku po votohet për drejtuesit të rinj, Rektorë dhe anëtarët e Senatit
Akademik dhe pritet që në këto
zgjedhjet të votojnë 718 personel
akademik dhe mbi 25 mijë studentë.
Shtuar më 31/07/2020,
ora 13:15