Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
SKANDAL/ Shoku i drejtorit të Ramës i zbulon dëftesën: Ngelës në 9 lëndë!
Pëlqej
Një qytetar ka denoncuar shokun e tij të fakultetit i cili tashmë është drejtor.

Qytetari në fjalë ka deklaruar se shoku i tij ishte një mbetës shembullor në Universitet por sot është emëruar Drejtor Rajonal i Transportit Rrugor Tiranë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhine denoncuesit me këtë koment:

"Njihuni me meritokracinë e Narkoshtetit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital".

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje Doktor.

Kam pak vite që jam larguar nga Shqipëria dhe me të. Pata fatin që gjeta punë jashtë dhe jam super i vlerësuar.

Marr shkas nga nje postim në Fb i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Tiranë dhe shoh “drejtor rajonal z. Arnis Hoxha”.

Nuk kam asgjë personale me z. Hoxha. Z Hoxha ishte njeri nga ata që e la shkollën, pra ngeli që në vit të parë në më shumë se 9 provime, (12 ishin total).

Mirëpo z. Hoxha ishte nje aktivist i PS dhe ja ku është sot, madje drejtor.

Që të jesh drejtor, duhet të paktën ta kesh mbaruar inxhinjerinë mekanike qoftë edhe me 5.

Po pse, kjo është Rilindja jonë dhe Shqipëria që duam?!

Të gjithë ne që e dimë këtë çështje jemi tejet të indinjuar, pasi ka djem që kanë mbaruar me rezultate tepër të mira e ti më bën drejtor një që ngeli që në vit të parë. Ky është kryeministri i fasadave. Turp! Faleminderit. /albeu.com/

Shtuar më 21/07/2018, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori