Ronaldo i nevrikosur me trajnerin e tij, pamjet po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Portugalia nuk arriti mbrëmë të kualifikohej në mënyrë direkte në fazën tjetër të Katar 2022 pasi u mund nga Serbia në minutën e 90’ me  golin e Mitroviç.

Pas përfundimit të ndeshjes shikohet se lojtarë të ndryshëm i japin dorën Ronaldos duke e inkurajuar por në momentin kur trajneri i tij i Portugalisë , Fernando Santos i afrohet për t’i dhënë dorën, Cristiano Ronaldo fillon duke kritikuar dhe nuk i jep dorën teknikut të tij.

Pamjet janë bërë virale në internet./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 10:42