Sekretari i Kokedhimes: "Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre"
Pëlqej
Update- Zbardhet biseda që sekretari i deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë ka bërë me shtetasen me inicialet E.G, të cilës i ka kërkuar që të kryejë seks me vajzën e saj 15- vjeçare në këmbim të një vendi pune.

Mësohet se shtetasja me inicialet E.G, ka trokitur në zyrën e Agron Canes për gjetjen e një pune. Pasi i drejtoi kërkesën, ajo çfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.

“Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.

“Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”.

Agron Cane është çmendur pas trupit të njomë të nxënëses së klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “9-tetori”, madje mundohet të hiqet si profesionist në çështje seksi. Cane shprehet se seksi është gjëja më e bukur, ndërsa besimi për të duhet të jetë i maksimal, pasi siç thotë ai, është burrë i pjekur dhe i pëlqen të bëj dashuriçka me vajzat e vogla, plus që seksin do ta bëj ngadalë-ngadalë.

“Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks. E di si është puna e femrës, si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të kryej seks, aq më e freskët është”, shton me tej Cane.

Agroni thotë se vajza nuk do pësojë asgjë gjatë marrëdhënieve seksuale, madje shton se 14-vjeçares do t’i pjellë kokoshi duke nënkuptuar të mirat materiale që do të përfitojë pasi ai të zgjidhet kryebashkiak i Sarandës.

“Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i Bashkisë, dije se vajza jote do shikojë të ardhmen”, shprehet Agron Cane.

Agron i kërkon nënës së vajzës së mitur të ketë besim, pasi nëqoftëse ajo (nëna) nuk ka besim njëherë, atëherë vajza nuk do të ketë dhjetë herë.

Gjatë investigimit, Agroni i është lutur dy herë E. G., t’i telefonoj 14-vjeçares të vij në zyrë, pasi thjesht do ta përgatisi për aktin final.

“Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”, thotë Agron Cane.

Në vijim të bashkëbisedimit, Agroni tregon se në zyrën e tij me dhjetëra femra janë lutur për të bërë seks me të, por nuk i ka pranuar, pasi thotë se nuk është manjak seksual.

“Unë nuk jam manjak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjëja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi” është shprehur Agron Cane i kapur nga kamera e fshehtë.


10:23- Sekretari i deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë i ka kërkuar një gruaje në Sarandë vajzën e saj 15- vjeçare në këmbim të një vendi pune. Sipas News 24, e cila thotë se disponon videon, Agron Cane me detyrë sekretar i zyrës së deputetit Kokëdhima në Sarandë i ka ofruar gruas vend pune në këmbim të favoreve.

Nëse videoja provon këtë gjë, atëherë kemi të bëjmë vërtet me një skandal ndoshta nga më seriozët pas atij të Ylli Pangos. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori