Skandal, Prefekti i Gjirokastres kerkon autonomi
Albeu.com
Prefekti i Gjirokastres Spiro Ksera, në fjalimin e mbajtur në një tubim në Konicë, ka kërkuar që grekët në pjesën jugore të Shqipërisë të fitojnë autonomi.Komisioni kuvendor për punë të jashtme i Shqipërisë, si dhe mediumet, këtë tubim e quajtën antishqiptar, ndërsa Komisioni kërkoi nga kryeministri Sali Berisha, i cili emëron dhe shkarkon prefektët në pajtim me Kushtetutën, të prononcohet për këtë problem.

Sipas mediumeve shqiptare, Ksera ka përsëritur qëndrimet e organizatës së minoritetit grek "Omonia", të cilët një kohë të gjatë kërkojnë autonomi.

Partitë politike kërkuan zbatim urgjent të dispozitave ligjore të cilat parashikojnë dënim me burgim prej 10 viteve për nxitjen e urrejtjes etnike dhe ndarje të territorit të vendit.

Mediumet paralajmëruan se duhet të fillohet proces gjyqësor kundër kryetarit të Himarës, Vasill Bollano, i cili po ashtu kërkoi autonomi, ndërsa para një kohe të caktuar i mënjanoi të gjitha shenjat e komunikacionit të vendosura nga pushteti qendror, me që nuk janë shkruar në gjuhën greke, por vetëm në gjuhën shqipe. (alsat)
Shtuar më 29/05/2008, ora 20:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori