Skandal pas skandali, Fevziu tregon mallkimin e mandatit të dytë të Ramës
Pëlqej
Duket se Fevziu ka një ide të qartë në lidhje me dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama 2.

Sipas tij kjo i ndodh cdo kryeministri në Shqipëri me mandatin e dytë dhe se është një mallkim për vendin tonë dhe një zvarritje për kryeministrat.

I pyetur për qeverisjen Rama në mandatin e dytë të saj, Fevziu beson se Rama nuk po qeveris dot pasi është mbërthyer nga skandalet e njëpasnjëshme.

“Kjo qeveri është shumë më keq në mandatin e dytë të saj. Nuk po qeveris dot. Skandal pas skandali. Rreth gjashtë muaj me çështjen e Tahirit, gjashtë muaj me vëllain e Fatmir Xhafës, tani me çështjen e studentëve, m çështjen unazës, që tregon që skandal pas skandali nuk po e lejojnë që të ketë një qeverisje normale. Ka një mallkim të mandatit të dytë në Shqipëri që e kanë vuajtur të gjithë kryeministrat. Mandati i dytë është një lloj zvarritje për kryeministrit por për fat të keq është zvarritje për vendin”, tha Fevziu ne News24. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori