Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Zana
Xhuka, ka reaguar dje pas kallëzimit penal në Prokurori nga stafi i këtij institucioni.
Kryeinspektorja e ILDKP-së ka bërë me dije se është dhunuar në punë fizikisht dhe verbalisht nga inspektori i ILKDP-së, Shkëlqim
Ganaj, ndaj të cilit është bërë dhe kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, shkruan Panorama ne numrin e saj te sotem.
Zana
Xhuka ka kërkuar
mbrojtje nga
Policia e Qarkut të Tiranës dhe nga
Policia e Shtetit për të dhe familjen e saj, pasi është kërcënuar për shkak të ushtrimit të detyrës.
“Njoftojmë se inspektori Shkëlqim
Ganaj pezullohet nga detyra për dhunë fizike dhe verbale ndaj një titullari të lartë të shtetit shqiptar në detyrë dhe do të kallëzohet penalisht. Për këtë arsye i kam kërkuar Policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
mbrojtje të veçantë të personit tim dhe familjes sime”, deklaron
Xhuka.
Shkëlqim
Ganaj ka qenë kandidati i dytë i propozuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për postin e kryeinspektorit të ILDKP-së.
Shtuar më 23/10/2013,
ora 11:34