Skandal në Pogradec, ndihma sociale nuk ndahet prej dy muajsh
Pëlqej
Përfituesit e ndihmës ekonomike në Pogradec jan në pritje të ndarjes së atë pak ndihme ekonomike që jepet nga shteti shqiptar.

Albeu.com mëson se që nga muaji tetor nuk janë ndarë ndihmat sociale për personat pa të ardhura ose të ardhura të pamjaftueshme.

Përfitues nga kjo skemë janë shprehur për albeu.com se ende nuk e dinë datën e ndarjes së parave dhe kanë konfirmuar se edhe në muajt paraardhës kanë ndodhur vonesa të tilla.

Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet formulës që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situates ekonomike të familjeve, të tilla si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social dërgon vendimin final së bashku me listën e familjeve fituese me masën e përfitimit dhe familjet jopërfituese me arsyet përkatëse kryetarit të njësisë vendore për të njoftuar të gjithë aplikantët dhe për të bërë ekzekutimin e pagesës.

E megjithatë mund të themi se ndihma për këtë kategori është e paktë pasi varion nga 3000 deri në 8000 lek të reja.

Tashmë përfituesit e kësaj skeme shpresojnë që vitin e ri do të kenë mundesi të festojnë pasi të marrin ndihmën ekonomike./albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori