Horrori me botoksin në parukeritë e Tiranës: Hajde se e kam mësuar në Peru
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Bukuria është padyshim një pjesë shumë e rëndësishme por kurimi i saj në Shqipëri varion me çmime mjaft të shtrenjta.

Pikërisht për këtë arsye kohët e fundit në sallonet e bukurisë në Tiranë, afrohen shërbime si mbushja e buzëve me silikon dhe mbushja e rrudhave me botoks dhe çmimet janë pak më të lira.

Por këto shërbime bukurie të estetikës kirurgjikale, sipas profesionistëve, nuk mund të kryhen kurrsesi në ambintet e një qendre estetike.

Tek pallatet Agimi, në një qendër estetike bëhen nga një person që nuk është i pranishëm në qendër dhe nuk ka një emër, por që është mik i parukierës. Të bën fryrje te buzëve me botoks. Ndërhyrja zgjat disa minuta ashtu siç tregon edhe recepsionistja. Takimi lihet nëpërmjet telefonit, vetëm në rastet kur e ke vendosur që do ta bësh ndërhyrjen.

Në një tjetër parukeri ofrohet një një tjetër mënyrë. Në buzë të injektohet një fillers i përhershëm (që nuk është i tretshëm). Kjo bëhet nëpërmjet një mpirjeje lokale, pa të sqaruar se çfarë është produkti që do të injektohet. Po këtë shërbim ta ofrojnë në një tjetër parukeri në zemër të bllokut.

Pronarja sugjeron që ndërhyrja të bëhet nga një mikesha e vet. Sipas saj ajo realizon ndërhyrjen në buzë me një material të ngjashëm me silikonin, të cilin e cilëson si të përjetshëm. Mikesha nuk është mjeke, por e ka mësuar si procedurë në Peru, transmeton Fiks Fare.

Ndërsa në një tjetër qendër pranë Komunës së Parisit këto injektime si me botoks, silikon apo acid hialuronik bëhen nga një mjek italian pa identitet, të cilin e gjen vetëm një hërë në muaj në qendër. Dhe kjo falë miqësisë që pronarja ka me mjekun italian, pasi siç ajo vetë shprehet mjeku i “famshëm” ka rreth 5 mijë klientë në Itali.

Pagesat e shërbimeve në parukeri e qendra estetike
Mbushje buzësh me silikon : 200-300 euro
Mbushje rrudhash me silikon: 50-200 euro
Fryrje buzësh me acid hialuronik : 50-200 euro
Vetulla Tatu: 200 Euro
Ngritje vetulle :150 euro
Ngjyrosje buzësh: 150 euro. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së