Faqet
pornografike klikohen aq shumë në parlamentin britanik, sa ky fenomen po merr përmasat e një
skandali.
Sipas hulumtimit të disa gazetarëve të Press Association, në 6 muajt e fundit të vitit të kaluar në kompjuterët e ndërtesës së
parlamentit britanik, faqet
pornografike janë kërkuar mbi 24 mijë herë. Bëhet fjalë për 160 kërkesa në ditë për të parë video dhe fotografike brenda
parlamentit.
Shtatorin e vitit të kaluar, kërkesa për
pornografi arriti kulmin. Janë regjistruar rreth 9500 përpjekje për të parë faqe të tilla, në të dyja dhomat e
parlamentit, si në atë të Lordëve po ashtu edhe në atë të ulët.
Ky zbulim vjen ndërsa vijon
skandali ish zv/kryeministrit Damian Green, i cili u detyrua të japë dorëheqjen në dhjetor. Ai u zbulua se mbante materiale
pornografike në vitin 2008 kur ishte deputet, fakt të cilin ai e kishte mohuar.
Gjithsesi numri i kërkimeve për
pornografi ka rënë në gjysmën e dytë të 2017-ës, krahasuar me vitin pararendës kur u regjistruan mbi 110 mijë tentativa, e në 2015-ën kur kjo shifër arrinte në 213 mijë. Gjithsesi autoritetet mbrohen me faktin se shifrat nuk i përkasin vetëm deputetëve, pasi në ambientet e
parlamentit ka edhe WI FI të lirë për vizitorët. /TV Klan/
Shtuar më 08/01/2018,
ora 15:26