Skandal në KQZ: Zguri thotë se pjesëmarrja në votime është më pak se 12%
Rreth orës 11 të ditës së sotme, u raportua në media se pjesëmarrja në votime kapte shifrën 12%.

Sipas kreut të Komisionit Zgjedhor Klement Zguri kjo shifër nuk është e konfirmuar dhe KQZ ka gënjyer me të dhënat mbi pjesëmarrjen.

Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Procesi zgjedhor ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.


Fjala e Klement Zgurit:

‘Nuk është shifër zyrtare e ardhur nga KQZ, këto janë shifra nga KZAZ të marra me telefon.

Këto nuk janë shifra zyrtare dhe unë mendoj që nuk janë shumë të besueshme. Nuk janë zyrtare janë paraprake dhe vijnë përmes komunikimit telefonik.

Unë shpjegimet e mia i kam dhënë në KQZ dhe nuk ka nevojë për shpjegim publik.’
Shtuar më 30/06/2019, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori